- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shtëpi, lokale, oborre dhe vetura të përmbytura nga uji janë disa nga pamjet që ditëve të fundit janë shënuar në shumë komuna të Kosovës. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat nisën më 5 janar, janë shkaktuar vërshime që kanë sjellë dëme në prona private, infrastrukturë publike,…
Një studim i ri sugjeron se rritja edhe e moderuar e numrit të infermierëve mund të përmirësojë ndjeshëm moralin e stafit shëndetësor dhe të ulë nivelin e sindromës së djegies profesionale në spitale. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore “JAMA Network Open”, tregon se një shtim prej vetëm 10% i…
Kohët e fundit, medikamentet GLP-1, si Ozempic dhe Mounjaro, kanë revolucionarizuar trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe menaxhimin e peshës trupore. Suksesi i tyre ka nxjerrë në pah rolin kyç të hormoneve të zorrëve në kontrollin e oreksit, metabolizmit dhe niveleve të sheqerit në gjak. Këto barna veprojnë mbi…
Gjykata Kushtetuese i ka shpallur antikushtetuese 12 ligje të miratura në Kuvend, nga shumica parlamentare e Qeverisë Kurti, gjatë legjislaturës së kaluar. Ndërsa vetëm 3 prej tyre, nga 15 për të cilat ishte ankuar PDK-ja në Gjykatatë Kushtetuese, i ka lënë në fuqi në fuqi, duke kaluar kështu testin e…
Spitali Special “Medical Center” që është në pronësi të urologut të njohur Lutfi Dervishit është gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor për shkelje të rënda të Ligjit për Shëndetësi. Gjatë inspektimit në këtë klinikë, janë evidentuar se 70 për qind e stafit nuk kanë qenë prezent. Madje, në vendim thuhet se aty…
Qeveria federale e SHBA-së ka publikuar udhëzime të reja ushqimore që ndryshojnë mënyrën se si amerikanët duhet të ushqehen. Sipas këtyre rekomandimeve, prioritet i jepet ushqimit të plotë, proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme, duke u larguar nga këshillat e mëparshme që kundërshtonin yndyrnat e ngopura. Në konferencën për shtyp, Sekretari…
Në moshën 75-vjeçare ka ndërruar jetë Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lajmin e ka konfirmuar familja e tij e ngushtë. “Të nderuar miq dhe familjarë. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Ali…
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi, e ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës. Bardiqi kandidoi për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti fitoi mbi 51% të votave dhe mori gjithsej 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta. Bardiqi mori 18,398 Vota në…

