Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ministria e Shëndetësisë ka realizuar një tender me vlerë mbi 3.2 milionë Euro për furnizimin e Kudjesit Parësor Shëndetësor me barna dhe materiale. Disa nga lotet që tanimë janë përfunduar janë shpërblyer edhe operatorët ekonomik dhe pritet nënshkrimi i kontratave, shkruan Gazeta Shneta. Kompania “Trepharm SHPK” ka fituar gjashtë lote…

Më shumë

Kirurgu kardiovaskular kosovar Dr. Raif Çavolli ka shënuar një sukses të rëndësishëm shkencor duke publikuar një studim origjinal në revistën ndërkombëtare dhe shumë prestigjioze “Frontiers in Surgery”, një nga revistat më të njohura në fushën e kirurgjisë në botë. Studimi, i publikuar më 6 janar 2026, me titull “Replacement of…

Më shumë

Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, ka hapur konkurs për 12 specialistë të stomatologjisë, duke përfshirë fusha si kirurgjia orale, ortodonci, endodonci, protetika dhe parodontologjia. Sipas konkursit, kandidatët duhet të jenë të regjistruar në Odën e Stomatologëve të Kosovës dhe të kenë përfunduar specializimin përkatës. Aplikimet mund të dorëzohen brenda…

Më shumë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Dy raste kanë ndodhur në Malishevë, një në Gjilan e një në Pejë.R Gjilan / 04.01.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar e…

Më shumë