Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Dy raste kanë ndodhur në Malishevë, një në Gjilan e një në Pejë.R Gjilan / 04.01.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar e…

Më shumë

Një shtetas i huaj ka vdekur në Qendren Klinik dhe Universitare. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 06:00 të mëngjesit. Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për…

Më shumë

 Sot parashihet që në disa vende të ketë shi. Sipas Institutit Hidrometeorlogjik, temperaurat minimale do të lëvizin nga 1 e deri 3 gradë Celsius. Derisa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 e deri në 6 gradë Celsius. Sipas IHMK – së era do të fryjë kryesisht nga juglindja me…

Më shumë