- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sot parashihet që në disa vende të ketë shi. Sipas Institutit Hidrometeorlogjik, temperaurat minimale do të lëvizin nga 1 e deri 3 gradë Celsius. Derisa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 e deri në 6 gradë Celsius. Sipas IHMK – së era do të fryjë kryesisht nga juglindja me…
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se të martën mbrëma ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Shtabit Emergjent pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut. “Shtabi Emergjent. I gjithë mekanizmi shtetëror, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, janë në gjendje gatishmërie bashkë me…
Agjencia e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se situata me vërshimet paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna. AMK njofton se rajonet më të prekura janë Fushë Kosova, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara. Derisa, njoftojnë…
Gjashtë persona kanë vdekur, përderisa bora, akulli e temperaturat e ulëta po vazhdojnë që të shkaktojnë pasoja në disa pjesë të Evropës. Autoritetet në rajonin Landes në jugperëndim të Francës thanë se tre njerëz vdiqën dhe 15 të tjerë u lënduan në aksidente rrugore të martën, ndërsa dy të tjerë…
Sëmundjet dhe aksidentet mund të ndodhin në çdo kohë dhe kudo. Çfarë trajtimi mjekësor kanë të drejtë të marrin të huajt nëse kanë nevojë për kujdes mjekësor në Zvicër? Përgjigja e kësaj pyetjeje varet nëse jeni banor i Zvicrës, apo dikush që sapo kalon nëpër vend. Në rastin e parë,…
Shtetas nga Australia, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Kongo-Brazzavil, Republika Çeke, Finlanda, Luksemburgu, Filipinet dhe Portugalia ishin gjithashtu midis të lënduarve në tragjedi. Shumica e të plagosurve në zjarrin shkatërrues në një bar të Vitit të Ri në Crans-Montana ishin ende në spital të hënën, ndërsa trupat e pesë adoleshentëve italianë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave me kusht. Procesi është drejt fundit, pasi tashme janë procesuar rreth 90% të votave. Vetëvendosje mbetet e para me mbi 50%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.20% dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.51%.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje të thellë për institucionet dhe qytetarët që po reagojnë me përgjegjësi dhe solidaritet përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve që kanë përfshirë disa zona të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se menaxhimi i situatës po bëhet në…

