- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sëmundjet dhe aksidentet mund të ndodhin në çdo kohë dhe kudo. Çfarë trajtimi mjekësor kanë të drejtë të marrin të huajt nëse kanë nevojë për kujdes mjekësor në Zvicër? Përgjigja e kësaj pyetjeje varet nëse jeni banor i Zvicrës, apo dikush që sapo kalon nëpër vend. Në rastin e parë,…
Shtetas nga Australia, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Kongo-Brazzavil, Republika Çeke, Finlanda, Luksemburgu, Filipinet dhe Portugalia ishin gjithashtu midis të lënduarve në tragjedi. Shumica e të plagosurve në zjarrin shkatërrues në një bar të Vitit të Ri në Crans-Montana ishin ende në spital të hënën, ndërsa trupat e pesë adoleshentëve italianë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave me kusht. Procesi është drejt fundit, pasi tashme janë procesuar rreth 90% të votave. Vetëvendosje mbetet e para me mbi 50%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.20% dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.51%.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje të thellë për institucionet dhe qytetarët që po reagojnë me përgjegjësi dhe solidaritet përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve që kanë përfshirë disa zona të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se menaxhimi i situatës po bëhet në…
Situata me vërshimet dhe përmbytjet në vend sa shkon dhe rëndohet. Komuna e Junikut ka njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Në një njoftim zyrtar, Komuna bën me dije se ka formuar shtabin emergjent. “Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më…
Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë mund të shihet edhe se cilët kandidatë për deputetë kanë arritur të sigurojnë ulëse për legjislaturën e radhës. Sipas rezultateve të deritanishme, VV ka marrë 57 deputetë, PDK 23 deputetë, LDK 14 deputetë dhe AAK 6 sosh. Deputetët e VV-së: Albin Kurti, Glauk Konjufca,…
KQZ: Sot pritet të përmbyllet numërimi i votave kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se sot pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara. “Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në zgjedhjet e…
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës ka thënë se ekipet e kryeqytetit kanë intervenuar në mbi 40 raste deri tani. Në njoftim thuhet se nëse vazhdon intensiteti i reshjeve, mund të paraqiten vështirësi shtesë. “Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, ekipet e Kryeqytetit kanë intervenuar në mbi 40 raste…

