- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës ka thënë se ekipet e kryeqytetit kanë intervenuar në mbi 40 raste deri tani. Në njoftim thuhet se nëse vazhdon intensiteti i reshjeve, mund të paraqiten vështirësi shtesë. “Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, ekipet e Kryeqytetit kanë intervenuar në mbi 40 raste…
Ndonëse nën kontroll, megjithatë situata në komunën e Malishevës vazhdon të jetë e rënduar pas reshjeve të shiut, për çka gjashtë familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, raporton Ekonomia Online. Zyrtari për informim në Komunën e Malishevës Artan Paçarizi, për Ekonomia Online ka thënë se rreziku vazhdon ende pasi…
Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti ka vlerësuar se situata e krijuar nga reshjet e shiut është alarmante dhe se duhet urgjencë shtetërore. Ai ka shkruar se aty ku komunat nuk arrijnë të përballojnë situatën, duhet të kërkohet ndihma e FSK-së dhe KFOR-it. “Situata me vërshimet në Kosovë po përkeqësohet vazhdimisht…
Komuna e Malishevës ka marrë vendim që të shtyjë për datën 12 janar fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Deri të ky vendim, komuna e Malishevës ka ardhur duke u bazuar në parashikimet e Institutit Metereologjik të Kosovës për përkeqësimin e motit dhe gjithashtu bazuar në gjendjen në terren…
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme edhe në disa zona të Prishtinës. Një situatë e tillë është regjistruar në një rrugë të lagjes Veternik, ku një pjesë e saj është shembur. Sipas raportimeve, rruga kishte shfaqur shenja dëmtimi edhe më herët, si pasojë e punimeve që po zhvillohen…
Si pasojë e reshjeve të dendura, shumë zona të Gjakovës janë përfshirë nga vërshimet. Sipas njoftimit, Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit, duke intervenuar pa ndërprerë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. “Ndërhyrjet përfshijnë evakuimin e banorëve nga zonat…
Një model i ri i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga studiues të Stanford Medicine mund të parashikojë rrezikun e zhvillimit të mbi 100 sëmundjeve, duke analizuar të dhënat e vetëm një nate gjumi. Modeli, i quajtur SleepFM, përdor informacione si aktiviteti i trurit, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja gjatë gjumit.…
Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike. 📢Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se…

