- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një model i ri i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga studiues të Stanford Medicine mund të parashikojë rrezikun e zhvillimit të mbi 100 sëmundjeve, duke analizuar të dhënat e vetëm një nate gjumi. Modeli, i quajtur SleepFM, përdor informacione si aktiviteti i trurit, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja gjatë gjumit.…
Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike. 📢Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se…
Një studim i ri nga Boston Children’s Hospital tregon se stresi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fetusit dhe të rrisë rrezikun për çrregullime neurozhvillimore te fëmijët. Hulumtimi, i publikuar në revistën Nature Neuroscience, ka zbuluar se ndryshimet në mikrobiomën e nënës dhe aktivizimi i…
Shërbimi Emergjent i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka qenë një nga shërbimet më të ngarkuara gjatë vitit 2025, duke ofruar ndihmë mjekësore për rreth 33 mijë pacientë. Sipas të dhënave të spitalit, rastet e trajtuara kanë përfshirë lëndime nga aksidentet, plagosje, therje me thikë, rrahje, si dhe…
Dhimbjet e kyçeve nuk janë më vetëm problem i moshës së madhe. Sot, mjekët po hasin gjithnjë e më shumë të rinj nën 40 vjeç me dhimbje në gjunjë, ije, shenja të hershme artriti dhe vështirësi në lëvizje, që ndikojnë në jetën e përditshme, punë dhe palestër. Shkaku kryesor lidhet…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin dhe sigurinë e tyre, pas reshjeve të shtuara të shiut të regjistruara në disa zona të vendit. Sipas IKSHPK-së, aktualisht nuk ka të dhëna që tregojnë ndotje të ujit për…
Pse disa njerëz janë më të shpejtë në ndërrimin e detyrave dhe përshtatjen ndaj situatave të reja? Një studim i ri nga Universiteti Rutgers ofron të dhëna të reja mbi mënyrën se si truri përpunon informacionin dhe pse aftësitë njohëse ndryshojnë nga personi në person. Hulumtimi, i publikuar në revistën…
Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë. Trupi i viktimës u gjet rreth orës 12:50. Rrethanat e vdekjes së tij ende nuk dihen, ndërsa policia ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”. “Fushë Kosovë / 05.01.2025 – 12:50. Është…

