Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Dhimbjet e kyçeve nuk janë më vetëm problem i moshës së madhe. Sot, mjekët po hasin gjithnjë e më shumë të rinj nën 40 vjeç me dhimbje në gjunjë, ije, shenja të hershme artriti dhe vështirësi në lëvizje, që ndikojnë në jetën e përditshme, punë dhe palestër. Shkaku kryesor lidhet…

Më shumë

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë intensive apo në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë…

Më shumë

Një studim i ri shkencor tregon se ushtrimet e thjeshta, të cilat mund të kryhen lehtësisht në shtëpi, janë shumë efektive në reduktimin e dhimbjes së gjurit të shkaktuar nga artriti ose dëmtimet e kërcit. Sipas studimit të publikuar më 29 tetor në “The New England Journal of Medicine”, këto…

Më shumë