- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Reshjet e konsiderueshme të shiut nga 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesën perëndimore të Kosovës, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, përfshirë Erenikun, Bistricën e…
Një studim i ri sugjeron se çrregullimet në orën e brendshme biologjike të trupit mund të lidhen me një rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës, veçanërisht te personat e moshuar. Hulumtimi, i publikuar në revistën Neurology të Akademisë Amerikane të Neurologjisë, tregon se personat me ritme cirkadiane më…
Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë intensive apo në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë…
Një studim i ri shkencor tregon se ushtrimet e thjeshta, të cilat mund të kryhen lehtësisht në shtëpi, janë shumë efektive në reduktimin e dhimbjes së gjurit të shkaktuar nga artriti ose dëmtimet e kërcit. Sipas studimit të publikuar më 29 tetor në “The New England Journal of Medicine”, këto…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka treguar që më 5 janar nga ora 20:00, ka filluar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta. Këtë e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së. Ai ka thënë se vota me kusht janë regjistuar 9,990, ndërsa të personave me…
Një studim i ri sugjeron se urthi i shpeshtë ose refluksi acidik mund të jetë më shumë sesa një shqetësim i përditshëm shëndetësor: ai mund të sinjalizojë një rrezik të shtuar për zhvillimin e çrregullimit nga përdorimi i alkoolit (AUD). Sipas një studimi të botuar në “Journal of the American…
Familja Daci ka shprehur mirënjohje të thellë dhe respekt të veçantë për stafin mjekësor dhe infermieror të Repartit të Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për përkushtimin dhe kujdesin e treguar ndaj babait të tyre të ndjerë, Nexhat Dacit, gjatë tri javëve të fundit.…
Sot dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë në veri e jug të Shqipërisë. Në një njoftim të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë Lezhën dhe Shkodrën, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra. Po ashtu raportohet se në disa qarqe mund të ketë vërshime të shpejta…

