- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri sugjeron se urthi i shpeshtë ose refluksi acidik mund të jetë më shumë sesa një shqetësim i përditshëm shëndetësor: ai mund të sinjalizojë një rrezik të shtuar për zhvillimin e çrregullimit nga përdorimi i alkoolit (AUD). Sipas një studimi të botuar në “Journal of the American…
Familja Daci ka shprehur mirënjohje të thellë dhe respekt të veçantë për stafin mjekësor dhe infermieror të Repartit të Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për përkushtimin dhe kujdesin e treguar ndaj babait të tyre të ndjerë, Nexhat Dacit, gjatë tri javëve të fundit.…
Sot dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë në veri e jug të Shqipërisë. Në një njoftim të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë Lezhën dhe Shkodrën, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra. Po ashtu raportohet se në disa qarqe mund të ketë vërshime të shpejta…
Gati 100 për qind e votave me postë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2015 tashmë janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të jetë e para bindshëm më 72.16% apo 19 mijë e 119 vota. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës…
Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë festave të fundvitit, është trajtuar një numër i konsiderueshëm pacientësh të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, kryesisht petardave. Sipas një njoftimit të klinikës, pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë dhe adoleshentë. “Rastet…
Një studim i ri shkencor sugjeron se përmbajtja kalorike e mëngjesit luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të zemrës, veçanërisht tek të moshuarit. Sipas gjetjeve, mëngjesi që siguron rreth 20% deri në 30% të energjisë ditore rezulton më i favorshmi për shëndetin kardiovaskular. Siç raporton Medical News…
Ushqimet e përpunuara që reklamohen si të pasura me proteina po bëhen gjithnjë e më popullore, veçanërisht tek personat që kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe praktike për ushqyerjen e përditshme. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se këto produkte nuk janë gjithmonë aq të shëndetshme sa paraqiten në etiketa. Sipas…
Gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet procesi i tërheqjes se të gjitha fletëvotimeve nga kutitë postare të hapura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) jashtë vendit, raporton Ekonomia Online. Ndërsa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit ishte paraparë që të përfundojë më së largu me 19…

