- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet procesi i tërheqjes se të gjitha fletëvotimeve nga kutitë postare të hapura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) jashtë vendit, raporton Ekonomia Online. Ndërsa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit ishte paraparë që të përfundojë më së largu me 19…
Në derën e dhomës shkruan: “Njësia e fëmijëve pa përcjellje të nënave”. Kur afrohesh, dëgjon zërat apo frymëmarrjen e lehtë të dy foshnjave. Nuk janë thjesht thirrje për kujdes, por edhe jehonë e një të vërtete të hidhur. Në fillimdhjetorin e 2025-tës, njëri sapo kishte mbushur një muaj jetë, tjetri…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar tarifat e reja për periudhën 2026-2028, tarifa që hyjnë në fuqi nga ky muaj. Tarifa për shërbime të ujësjellësit për konsumatorët shtëpiakë, është 0.63 euro për metër kub, që është rritje prej 40 % krahasuar me tarifat e kaluara. Ndërsa tarifa për shërbimet…
Një studim i publikuar në JAMA Cardiology tregon se semaglutidi mund të ulë ndjeshëm numrin e shtrimeve në spital dhe ditët e hospitalizimit te pacientët me rrezik të lartë kardiovaskular, mbipeshë ose obezitet. Studimi u bazua në provën klinike SELECT, ku u përfshinë mbi 17,600 pacientë mbi 45 vjeç me…
Lëndimet nga mjetet piroteknike, gjashtë pacientë të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike
Gjashtë pacientë janë aktualisht të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit. Nga SHSKUK bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë dhe…
Oda e Stomatologëve të Kosovës i ka ofruar bashkëpunim profesional Dr. Granit Ramabajës, kirurg oral i angazhuar në Karolinska Institutet në Stokholm të Suedisë. Bashkëpunimi u diskutua gjatë një takimi që Kryetari i OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi, zhvilloi me Dr. Ramabajën, i cili që nga viti 2017 është i…
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj njoftuar se ka marrë vendim që të subvencionojnë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje. Ndërkaq, vendimi tjetër është për nënat lehona, të cilat do të subvencionohen me 300 euro për secilën lindje. “ Do të subvencionojmë me 500…
Përdorimi i antibiotikëve ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin në Evropë dhe, në disa shtete, po shënon rritje, duke rritur shqetësimet për rezistencën ndaj barnave, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit. Rezistenca antimikrobike ndodh kur bakteret ose viruset përshtaten dhe bëhen rezistente ndaj trajtimeve ekzistuese, duke i bërë infeksionet më të…

