Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Në Prishtinë një burrë e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari gjendet në arrati. “DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 04.01.2026, NN. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ankuesi m/k është sulmuar fizikisht nga…

Më shumë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar…

Më shumë

Largimi i profesionistëve shëndetësorë nga Kosova vazhdon të mbetet një shqetësim serioz, ku përveç mjekëve, vendin po e lënë edhe infermierët. Sipas të dhënave të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 192 licenca të paplastifikuara, dokumente që zakonisht kërkohen për punësim jashtë…

Më shumë

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar termi “otrovert”, i përdorur për të përshkruar njerëz që nuk janë as plotësisht introvertë dhe as ekstrovertë, por diku në mes. Këta persona përshtasin sjelljen sipas situatës dhe njerëzve përreth: herë janë të qetë e të tërhequr, herë socialë dhe të hapur. Ata…

Më shumë

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale: 1-3°C ndërkaq ato maksimale: 7-10°C Era: do të fryj kryesisht nga jugperendimi 1-6m/s

Më shumë