- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në Francë, një grua 35-vjeçare jetonte me vite pa e kuptuar se kishte një gjendje shumë të rrallë, ajo nuk ndiente dhimbje normale. Mjekët zbuluan se ajo kishte një mutacion gjenetik që bllokonte receptorët e dhimbjes në trup, një fenomen jashtëzakonisht i rrallë që ndodh vetëm tek disa dhjetëra persona…
Një rast i pazakontë u raportua në Indi, ku një burrë 40-vjeçar erdhi në spital për marramendje, lodhje dhe një ndjesi të çuditshme të rrahjeve të zemrës. Pas kontrolleve, mjekët zbuluan një fenomen shumë të rrallë: zemra e tij po funksiononte si të kishte dy rrahje të pavarura, duke krijuar…
Një ekip studiuesish nga Australia ka bërë një përparim të rëndësishëm në kuptimin e COVID-it të gjatë, duke identifikuar 32 gjene që mund të jenë përgjegjëse për zhvillimin e kësaj sëmundjeje komplekse, përfshirë 13 gjene që më parë nuk ishin lidhur me të. Studimi, i botuar në PLOS Computational Biology…
Një studim i ri shkencor sugjeron se një qasje e re në trajtimin e kancerit të trurit, glioblastomës, mund të ndihmojë në uljen e agresivitetit të këtij tumori shumë rezistent ndaj terapive ekzistuese. Studiuesit kanë zbuluar se kombinimi i dy suplementeve resveratrolit dhe bakrit ka dhënë rezultate premtuese në një…
Kur Pierre Cote, një 34-vjeçar nga Kanadaja, përjetoi depresion të rëndë dhe simptoma të PTSD-së, ai u përball me një problem që shumë njerëz e njohin: lista të gjata pritjeje për terapistë, mungesë të aksesit të menjëhershëm në kujdesin psikologjik dhe një sistem shëndetësor që shpesh nuk arrin të mbulojë…
Lista e pritjes për transplantim organesh në Maqedoninë e Veriut dominohet nga pacientët që kanë nevojë për veshka. Pjesa më e madhe e rreth 1.600 pacientëve në dializë presin transplantim të veshkës nga një dhurues i vdekur; disa prej tyre prej dekadash, ndërsa disa të tjerë vdesin duke pritur. Në…
Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të marra jashtë shtëpisë mund të lidhet me rritjen e inflamacionit kronik në organizëm, një faktor kyç që qëndron në themel të shumë sëmundjeve kardiovaskulare, sugjeron një studim i ri shkencor. Inflamacioni i vazhdueshëm i nivelit të ulët njihet si një nga mekanizmat kryesorë që…
Lindjet me prerje cezariane po shënojnë rritje të ndjeshme në disa vende të zhvilluara, duke tejkaluar për herë të parë lindjet natyrale në Angli. Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 2024–2025, rreth 45% e lindjeve në Angli janë kryer me operacion, krahasuar me 44% lindje spontane, duke sinjalizuar një ndryshim…

