- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Studimi: Disa simptoma specifike të depresionit në moshën e mesme rrisin rrezikun e demencës më vonë
Në vitin 2021, rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me demencë, një term ombrellë që përfshin sëmundje neurologjike që dëmtojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse, si Alzheimeri dhe demenca vaskulare. Ndërsa shkaqet e sakta të demencës ende nuk janë plotësisht të qarta, shkencëtarët kanë identifikuar disa faktorë rreziku, përfshirë…
Reduktimi i përdorimit të mediave sociale për vetëm një javë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në shëndetin mendor, sipas një studimi të ri të publikuar në JAMA Network Open. Hulumtimi u përqendrua tek të rinjtë dhe shqyrtoi se si kufizimi i kohës së kaluar në rrjetet sociale ndikon…
Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mungesë reagimi institucional në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke theksuar kontrastin mes përkushtimit të stafit mjekësor dhe heshtjes së drejtuesve të sistemit shëndetësor. Sipas tij, që nga mbrëmja e djeshme ndodhet pranë një familjari të moshuar, invalid dhe me sëmundje kronike, i…
Edhe në vitin 2025, personat me aftësi të kufizuar u përballën me hallet e njëjta. Gjatë këtij viti, sfidë kryesore për ta llogaritet se ishte shkollimi. Edhe pse përballet çdo ditë me sfida që shumëkush nuk i sheh, Aferdita Haxholli përpiqet të jetë e pavarur dhe të mos dorëzohet. Haxholli,…
Ndër sfidat më të mëdha me të cilat shpesh herë njerëzit përballen, padyshim se janë sëmundjet e sidomos ato për të cilat është shumë e vështirë të gjendet shërim, e nëse ekziston një i tillë, kushton shumë. Në Republikën e Kosovës, ku shumë problematike janë pagat e ulëta e shpenzimet…
Të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat e larta malore po ashtu parashihet borë e dobët. Temperaturat minimale të dielën do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 4 deri në 7 gradë…
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sot në Gjakovë. IndeksOnline raportoi më herët se dy persona, si shkak i një konflikti, kanë nxjerrë armët. Nga ky incident pësoi një vajzë e mitur, 9-vjeçare, e cila ishte kalimtare e rastit. Burime të IndeksOnline pohojnë se dy të dyshuarit u përkasin…
Në orët e mbrëmjes në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri midis dy personave. Si pasojë e kësaj ka mbetur e plagosur një vajzë e vogël që ka qenë kalimtare e rastit. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova, Lumni Graishta, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë. Ai tha…

