- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një burrë nga Virginia Beach, SHBA, i cili u paralizua për shkak të sindromës Guillain‑Barre, një sëmundje e rrallë autoimune që sulmon sistemin nervor dhe shkakton paralizë të plotë ose të pjesshme, ka arritur të ecë përsëri pas muajsh trajtim intensiv dhe rehabilitimi intensiv. Mjekët theksuan se ky është një…
Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA) ka vendosur të mos aprovojë ilaçin relacorilanttë kompanisë farmaceutike Corcept Therapeutics, i destinuar për trajtimin e hiperkortizolizmit (sindroma e Cushing), një gjendje e rrallë ku trupi prodhon sasi të tepruar të kortizolit, hormonit të stresit. FDA kërkoi të dhëna shtesë mbi efektivitetin…
Shkenca moderne po tregon se të qarët nuk është thjesht një reagim emocional, por një proces natyror që ndihmon trupin të përballojë stresin. Lotët që derdhen nga emocionet janë të ndryshëm nga lotët refleks dhe lidhen drejtpërdrejt me përpunimin e ndjenjave të forta si trishtimi, frika apo lehtësimi emocional. Ekspertët…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rreth 12,000 fëmijë nën 5 vjeç në Gaza vuajnë nga kequshqyerja akute, një nga nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë. Ky fenomen është pasojë e mungesës së ushqimit, furnizimeve mjekësore të pamjaftueshme dhe krizës humanitare që vazhdon prej vitesh,…
Bazuar nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, ku nuk janë të përfshira votat me kusht, me postë, të personave me nevoja të veçanta dhe të kosovarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, këta deputetë pritet t’i zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i sigurojë…
Një studim i kryer nga Indian Institute of Technology (IIT) ka zbuluar se çaji ose kafeja e nxehtë e shërbyer në gota kartoni njëpërdorimshe mund të lëshojë deri në 25,000 grimca mikroplastike në vetëm 15 minuta. Hulumtimi tregon se gotat prej kartoni, të cilat janë të veshura me një shtresë…
Nga janari i këtij viti, qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit. Kjo pasi Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit pas kërkesave të kompanive rajonale të ujësjellësit, ka marrë vendim për ngritjen e tarifave. Në Prishtinë, për konsumatorët shtëpiakë, për metër kub tarifa ka qenë 44 cent, derisa…
Një studim i fundit i botuar në Molecular Nutrition & Food Research sugjeron se konsumimi i rregullt i lëngut të portokallit 100% mund të ofrojë përfitime të dukshme për shëndetin kardiovaskular. Studiuesit përdorën rezonancë transkriptomike për të analizuar aktivitetin e mbi 1,700 gjeneve që lidhen me inflamacionin, metabolizmin e yndyrave…

