- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për përdorimin në rritje të qeseve me nikotinë, duke paralajmëruar se këto produkte po promovohen në mënyrë “agresive” te të rinjtë dhe fëmijët. Në një raport të ri, OBSH thekson se qeset me nikotinë mund të krijojnë varësi të lartë dhe kërkon rregullim…
Sipas bazës së të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2025, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë, me një GDP për kokë banori prej rreth 20,400 dollarë ndërkombëtarë në bazë të paritetit të fuqisë blerëse, sipas raportimit të World Atlas. Vendi i parë mbetet…
Mbi 109 mijë shtetas janë aprovuar deri më tani për të votuar jashtë Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ndërsa mbi 25 mijë aplikime mbeten ende në shqyrtim. Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se më 17 maj është përmbyllur periudha…
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 16 deri në 19°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Studime të reja në neuroshkencë po hedhin dritë mbi mënyrën se si truri organizon informacionin, krijon kujtime dhe i përdor ato për planifikim fleksibël dhe vendimmarrje në situata të reja. Shkencëtarët kanë identifikuar se hipokampusi dhe korteksi prefrontal bashkëpunojnë ngushtë për të ruajtur përvojat dhe për t’i rikombinuar ato kur…
Një numër kërkimesh shkencore po shqyrtojnë mënyrën se si suplementet sportive, veçanërisht kreatina, ndikojnë në organizmin e grave gjatë aktivitetit fizik. Studiuesit kanë vërejtur se metabolizmi dhe reagimi biologjik ndaj kreatinës mund të ndryojnë mes grave dhe burrave për shkak të faktorëve hormonalë dhe fiziologjikë, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.…
Trajtimi me kimioterapi para ndërhyrjes kirurgjikale po tregon rezultate premtuese në përmirësimin e mbijetesës së pacientëve me kancer të pankreasit në faza të hershme, sipas të dhënave të reja nga kërkimet klinike. Sipas specialistëve, përdorimi i kimioterapisë para operacionit (i njohur si terapi neoadjuvante) mund të ndihmojë në zvogëlimin e…
Shkencëtarët kanë identifikuar një mutacion të rrallë gjenetik që mund të luajë rol të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sëmundjes së mëlçisë yndyrore, duke ofruar njohuri të reja mbi shkaqet biologjike të kësaj gjendjeje që po përhapet me ritme të shpejta në botë. Mutacioni prek gjenin MET, i cili është i…

