Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një studim ka prezantuar zhvillimin e implanteve 3D prej qeramike që imitojnë strukturën dhe funksionin natyral të kockës njerëzore, një teknologji që mund të revolucionarizojë trajtimin e dëmtimeve të rënda skeletore. Sipas studiuesve, implantet janë krijuar duke përdorur materiale të avancuara qeramike dhe teknologji të printimit 3D, me qëllim që të…

Më shumë

Shkencëtarët paralajmërojnë se proceset biologjike që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit mund të fillojnë shumë vite, madje edhe dekada, përpara se të shfaqen simptomat e para si humbja e kujtesës ose problemet me përqendrimin. Ndryshimet në tru zhvillohen gradualisht dhe shpesh pa u vënë re. Dy proteinat kryesore të lidhura…

Më shumë

Teknologjitë moderne të monitorimit në shtëpi po tregojnë potencial të madh në përmirësimin e kujdesit për pacientët që kanë kryer transplant të mushkërive, duke lejuar zbulimin më të hershëm të komplikimeve serioze. Sipas studiuesve, pajisjet e monitorimit të vazhdueshëm që matin frymëmarrjen, nivelin e oksigjenit në gjak, ritmin kardiak dhe…

Më shumë