- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shkencëtarët po paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj duhanit, plastikës dhe ushqimeve ultra-të përpunuara mund të jetë një nga faktorët kryesorë që po nxit rritjen globale të sëmundjeve kronike. Sipas analizave, ushqimet ultra të përpunuara lidhen me inflamacionin kronik, çrregullimet metabolike dhe dobësimin e sistemit imunitar, shkruan Nature, transmeton Gazeta…
Një hetim në disa spitale publike dhe private zbuloi se nëntë nga 20 pacientë mund t’i jenë nënshtruar trajtimeve kardiologjike të panevojshme. Një raport i ekspertëve ndërkombëtarë ka ngritur dyshime serioze për ndërhyrje të panevojshme kardiologjike në Maqedoninë e Veriut, pasi nëntë nga 20 rastet e shqyrtuara janë vlerësuar si…
Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të shkurtra me diell. Gjatë ditës, vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje lokale shiu, ndërsa në disa zona nuk përjashtohen edhe shkarkimet e izoluara të rrufeve, përcjell Gazeta Shnete. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9…
Edhe pse kujdesi për fëmijët ka qenë gjithmonë sfidues, ekspertët thonë se prindërit modernë po përjetojnë lodhje dhe mungesë gjumi më intensive sesa paraardhësit e tyre. Sipas analizave të fundit nga studiues të gjumit dhe antropologë, problemi nuk lidhet vetëm me orët e gjumit, por edhe me mënyrën se si…
Një analizë shumëvjeçare sugjeron se konsumimi i moderuar i kafesë mund të shoqërohet me rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare dhe neurologjike. Studiuesit analizuan të dhëna nga mijëra pjesëmarrës për një periudhë të gjatë kohore dhe vërejtën se personat që konsumonin kafe në mënyrë të moderuar kishin rezultate…
Përballë rritjes globale të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, shkencëtarët po i rikthehen një metode të vjetër, por premtuese: terapisë me bakterofagë. Sipas analizave, interesimi për këtë qasje është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, ndërsa studimet klinike po zgjerohen në United States dhe në vende të ndryshme të European Union,…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një implant neurologjik eksperimental që mund të ndihmojë në rikthimin e pjesshëm të lëvizjes tek pacientët me paralizë, sipas një studimi të publikuar. Bëhet fjalë për një pajisje që stimulon drejtpërdrejt palcën kurrizore përmes impulseve elektrike të kontrolluara, duke aktivizuar rrugët nervore që komandojnë muskujt, shkruan Nature…
Mungesa e gjumit lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e hipertensionit dhe problemeve kardiovaskulare tek gratë, sipas një analize të re të prezantuar në kongrese ndërkombëtare të kardiologjisë dhe të cituar nga American Heart Association. Sipas gjetjeve të studimit, gratë që flenë më pak se gjashtë orë në natë…

