- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kanceri ovarian është një sëmundje serioze që prek vezoret, organet e vogla në formë bajame që kanë rol kyç në riprodhimin e gruas. Ajo që e bën këtë kancer veçanërisht të rrezikshëm është fakti se simptomat e tij janë shpesh shumë të lehta dhe jo specifike, duke bërë që të…
Urologu i QKUK-së Bashkim Gllareva, ka thënë se në klinikën e Urologjisë mungon produkti ‘Inspirol’ që 7-8 muaj. Gllareva, i cili është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky ilaq është i domosdoshëm për trajtimin e pacientëve. “Preparati ‘inspirol’ mungon që 7-8 muaj…
Ashtu si të rriturit, edhe fëmijët kanë nevojë për një sasi të mjaftueshme fibrash në dietën e tyre të përditshme. Fibra është një komponent thelbësor i ushqyerjes që mbështet rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e tretjes dhe mirëqenien e përgjithshme. Kjo ndihmon fëmijët të…
Tek individët që vuajnë nga artriti, nyjet shpesh bëhen më të ngurta dhe më të dhimbshme gjatë motit të ftohtë. Kjo ndodh sepse temperaturat e ulëta ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e nyjeve dhe muskujve. Sipas Dr. Mariko Ishimori, drejtoreshë e përkohshme e Reumatologjisë në Cedars-Sinai në Los Anxhelos, lëngu sinovial…
Intervistë me pronaren e rrjetit të barnatoreve “RigaPharm”, farmacisten Mr.Ph. Arta Zeqiri. Sa barnatore janë hapur deri më tani në kuadër të rrjetit Riga Pharm dhe në cilat qytete të Kosovës shtrihet aktualisht rrjeti juaj? Rrjeti Riga Pharm ka shënuar një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme ndër vite. Deri më…
Ministri Federal i Gjermanisë për Çështjet Dixhitale, Carsten Wildberger, ka mbështetur publikisht idenë e kufizimeve të moshës për përdorimin e mediave sociale — nga Facebook dhe Instagram deri te TikTok. Një komision ekspertësh i përbërë nga shkencëtarë, mjekë dhe specialistë të mbrojtjes së fëmijëve po punon tashmë mbi propozimet. Opsionet…
Një program i ri kombëtar nga AFAD dhe Save the Children Türkiye synon t’i ndihmojë fëmijët t’i kuptojnë rreziqet klimatike dhe të fatkeqësive përmes lojës, këngëve dhe artit. Turqia ka nisur programin e parë kombëtar të trajnimit për përgatitjen ndaj klimës dhe fatkeqësive, i projektuar për fëmijët e moshës 4–8…
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale. Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë…

