Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ministri Federal i Gjermanisë për Çështjet Dixhitale, Carsten Wildberger, ka mbështetur publikisht idenë e kufizimeve të moshës për përdorimin e mediave sociale — nga Facebook dhe Instagram deri te TikTok. Një komision ekspertësh i përbërë nga shkencëtarë, mjekë dhe specialistë të mbrojtjes së fëmijëve po punon tashmë mbi propozimet. Opsionet…

Më shumë

Kanceri i tiroides konsiderohet një nga format më të trajtueshme të kancerit, pasi shumica e rasteve zbulohen në faza të hershme dhe kanë rezultate shumë të mira në trajtim, bëjnë të ditur ekspertët shëndetësorë. Mbi 90 për qind e rasteve i përkasin kancerit të diferencuar të tiroides, përfshirë tipet papilar…

Më shumë