- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Mjekja e QKUK-së Siada Selmani i ka shkruar një koment ministrit në detyrë të Shëndetësisë në Facebook. Selmani e cila punon në shërbimin e dializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, po i kërkon Vitisë të ikë nga detyra e tij. “Ben Vitia ik!” është komenti që Selmani ia ka…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të shpenzoj afër 1.3 milion Euro në punimet e kanalizimit fekal dhe atmosferik. Për këtë tender QKUK e ka shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve ekonomik “Limora SHPK dhe “NNP Ndertimi”. Kontrata do t’i kushtojë QKUK-së 1 milion e 271,894 Euro. Për këtë kontratë…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës është furnizuar me shtretër dhe pajisje të hemodializës. QKUK këto pajisje i ka blerë nga kompania “MediHealth” me vlerë 843 mijë e 750 Euro. Kjo kompani para disa javësh ka përfituar edhe një tender emergjent për furnizim me material të dializës në SHSKUK. SHSKUK ia…
Po afrohen festat dhe bashkë me to vijnë edhe ato mbledhjet familjare që, për këdo që do qetësi, vetmi dhe ritme të ngadalta, mund të duken si prova të vërteta mbijetese emocionale. Shtëpi plot njerëz, biseda pa fund, pyetje të drejtpërdrejta dhe ndonjëherë krejt të papërshtatshme. Për introvertët, Krishtlindja shpesh…
Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë kryer 3,080 analiza laboratorike për 235 pacientë. Sipas të dhënave, gjatë së njëjtës ditë janë realizuar edhe 423 vizita specialistike, ndërsa 28 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Aktualisht, në këtë institucion janë të shtrirë 179 pacientë.…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 34 aksidente me të lënduar dhe…
Një studim i madh suedez ka ngritur interes duke sugjeruar se konsumimi i djathit dhe kremit me yndyrë të plotë mund të lidhet me një rrezik më të ulët të demencës tek personat e moshës së mesme dhe të moshuar. Studimi, i cili ka ndjekur mbi 27 mijë persona për…

