- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Spitali i Gjakovës ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 15–22 dhjetor 2025, në të cilin janë paraqitur të dhënat mbi shërbimet shëndetësore të ofruara për qytetarët gjatë kësaj jave. Sipas raportit, 141 pacientë janë aktualisht të hospitalizuar, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë realizuar 22 lindje dhe 32 ndërhyrje…
Përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë vizituar sot repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë në këtë repart. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, vizita është realizuar në kuadër të aktiviteteve festive, ndërsa fëmijëve u janë ndarë dhurata…
Edhe pasi një drekë e bollshme duket se na ka ngopur plotësisht, shumë prej nesh zbulojnë se ende kanë “pak vend” për ëmbëlsirë. Ky fenomen i njohur në Japonisht si betsubara – që do të thotë “stomak i veçantë” – nuk është thjesht një ndjesi imagjinare, por ka një shpjegim…
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 37 aksidente me të lënduar dhe 67 të tjera me dëme materiale. Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2…
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë infermierja Leonora Mekuli. “E ndjera, motër Leonora, ka shërbyer për disa dekada me përkushtim në kujdesin parësor shëndetësor, duke ushtruar profesionin e infermieres dhe duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në shërbim të pacientëve.” thuhet në…
Një studim i ri paralajmëron se kushtet ekstreme të nxehtësisë dhe lagështisë gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin fizik të fëmijëve, duke shkaktuar rritje të ngadalësuar. Sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara, lagështia e lartë e përkeqëron efektin e temperaturave ekstreme, pasi e vështirëson ftohjen…
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë të shtrirë 186 pacientë, të cilët po marrin përkujdesje shëndetësore. Gjatë ditës së djeshme, 47 pacientë të rinj janë pranuar për trajtim të mëtejmë, ndërsa janë realizuar gjithsej 589 vizita specialistike. Po gjatë ditës së djeshme, 326 pacientë kanë kryer gjithsej 4,100…
Edhe përdorimi i kanabisit një ose dy herë në muaj mund të ketë ndikim negativ në shëndetin emocional dhe suksesin shkollor të adoleshentëve, tregon një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti Columbia në SHBA. Sipas studiuesit Ryan Sultán, adoleshentët që përdorin kanabis – edhe në sasi të vogla –…

