- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht si Shemi, vokalisti i grupit të famshëm “Ilirët”. Në raportin 24 orësh, Policia thotë se ai u gjet i vdekur në banesën e tij, dhe se i njëjti ndërroi jetë pasi iu kishte…
Mjekët po zhvillojnë një mitër artificiale që mund të rrisë ndjeshëm shanset e mbijetesës për foshnjat e lindura jashtëzakonisht herët, veçanërisht mes javës së 24-të dhe 28-të të shtatzënisë. Sipas OBSH-së, lindja e parakohshme është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të të porsalindurve. Vetëm në Evropë, rreth 500 mijë…
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 e deri në 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 5 e deri në 8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi prej…
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po shqyrton një ndryshim të mundshëm rregullator që do të lejonte që paralajmërimet në etiketat e suplementeve ushqimore të shfaqen vetëm një herë për paketim, dhe jo pranë çdo pretendimi shëndetësor. Aktualisht, ligji federal i vitit 1994 kërkon që sa herë që një…
Disa pajisje mbrojtëse që përdorin zjarrfikësit mund të përmbajnë kimikate të lidhura me rreziqe serioze shëndetësore, sipas një studimi të ri të publikuar më 16 dhjetor në revistën “Environmental Science & Technology”. Studiuesit zbuluan se veshjet mbrojtëse të njohura si “turnout gear” përmbajnë retardantë flake të brominuar — substanca që…
Gjashtë simptoma të depresionit në moshën e mesme lidhen me rreth 50% rrezik më të lartë për demencë
Në vitin 2021, rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me demencë, një term i përgjithshëm që përfshin sëmundje neurologjike që dëmtojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse, si Alzheimeri dhe demenca vaskulare. Edhe pse shkaqet e sakta të demencës nuk janë ende plotësisht të qarta, studiuesit kanë identifikuar disa faktorë…
Në vitin 2019, rreth 4.9 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD), një term që përfshin dy gjendje kryesore: sëmundjen e Crohn-it dhe kolitin ulceroz. Aktualisht nuk ekziston një kurë për IBD, dhe simptomat menaxhohen përmes ilaçeve, ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ndryshimeve në stilin e jetesës,…
Gratë janë më të prekura, ndërsa për burrat rreziku më i lartë mbetet kanceri Sëmundjet kardiovaskulare shkaktuan më shumë se një të katërtën e vdekjeve të regjistruara vitin e kaluar në mesin e popullsisë me banim të përhershëm në Zvicër. Këto sëmundje janë në veçanti shkaku kryesor i vdekjes tek…

