- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Më 15 dhjetor 2025, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi medikamentin Addyi (flibanserin) për trajtimin e çrregullimit të dëshirës seksuale hipoaktive (HSDD) te gratë pas menopauzës nën moshën 65 vjeç. Ky medikament ishte miratuar më herët, në vitin 2015, për gratë para menopauzës. Menopauza zakonisht fillon midis moshës…
Qeveria e Shqipërisë ka rishikuar për herë të katërt buxhetin e shtetit, duke ndarë një paketë mbështetëse për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuar. Sipas vendimit, secili përfitues do të marrë nga 15 mijë lekë si shpërblim, ndërsa nga kjo masë pritet të…
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se parashikohet se më shumë se 100 mijë fëmijë dhe 37 mijë gra shtatzëna dhe që ushqejnë me gji në Gaza do të vuajnë nga kequshqyerja akute deri në prillin e ardhshëm. Ghebreyesus bëri një postim nga…
Një kombinim i dy suplementeve ushqimore — resveratrolit dhe bakrit, ka treguar se mund të ulë agresivitetin e tumoreve të glioblastomës në tru, sipas një studimi të ri me përmasa të vogla. Glioblastoma është një nga format më vdekjeprurëse dhe më rezistente ndaj trajtimit të kancerit. Studimi u realizua nga…
Me kalimin e viteve, veçanërisht pas të 50-ave, shëndeti i kockave bëhet një shqetësim gjithnjë e më i madh. Sasia e kalciumit dhe vitaminës D që merrni luan një rol kyç, pasi humbja e masës kockore përshpejtohet me moshën, sidomos gjatë dhe pas menopauzës, shpjegon Dr. Bess Dawson-Hughes nga Universiteti…
Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi”, ka vdekur në mënyrë të papritur. Sipas burimeve të Klan Kosovës, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë. Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër.
Gratë që përjetojnë aborte të përsëritura mund të kenë një problem metabolik që ndikon në aftësinë e tyre për të mbajtur një shtatzëni, sipas një pilot studimi të ri. Analizat e gjakut të grave që kishin përjetuar dy ose më shumë humbje të njëpasnjëshme të shtatzënisë treguan ndryshime në mënyrën…
Personeli i Radiologjisë dhe i Sallave të Operimit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po zhvillon një trajnim profesional për përdorimin e pajisjes C-arm, një sistem që përdor rreze X në kohë reale gjatë operacioneve. Sipas spitalit, pajisja C-arm mundëson monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, duke mbështetur…

