- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është renditur si qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur, me indeks të cilësisë së ajrit 158, që konsiderohet “i pashëndetshëm”. Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës…
Dita e sotme do të karakterizohet me mot të ftohtë në orët e mëngjesit, me temperatura minimale që do të zbresin nga -2 deri në 0 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës pritet një rritje graduale e temperaturave, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5 deri në…
Mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë realizuar një ndërhyrje mjekësore jashtëzakonisht të rrallë, duke sjellë në jetë një foshnjë të shëndetshme dhe, në të njëjtën kohë, duke i hequr nënës një tumor gjigant që peshonte rreth 10 kilogramë. Rasti u konsiderua me rrezik të lartë, pasi tumori kërcënonte seriozisht jetën…
Një raport i Auditit të Bashkimit Evropian (ECA) tregon se mungesat e barnave arritën nivele rekord në vitet 2023–2024, duke prekur kryesisht antibiotikë, ilaçe për dhimbje të forta si paracetamoli, ilaçe për sëmundje kardiovaskulare dhe barnat onkologjike. Belgjika ka regjistruar mungesën më të lartë në Evropë, ku disa spitale janë…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF raportojnë se numri i rasteve të fruthit në Evropë u dyfishua gjatë vitit 2024, duke arritur nivelet më të larta të regjistruara në më shumë se 25 vjet. Kjo përbën një shqetësim të madh për sistemet shëndetësore, sidomos për fëmijët dhe komunitetet me…
Vitamina D është thelbësore për funksionimin normal të sistemit imunitar dhe studime të shumta kanë treguar se mungesa e saj lidhet drejtpërdrejt me rritjen e infeksioneve respiratore. Personat me nivele të ulëta të vitaminës D janë më të prirur të preken nga gripi, bronkiti dhe infeksionet e tjera të rrugëve…
Sot, Asociacioni i Spitaleve Privatë të Kosovës (APSKS) organizoi një mbledhje komemorative në nder të Armend Aganit, për të vlerësuar kontributin e tij në komunitetin profesional dhe shoqëror. Mbledhjen e hapi Armend Vokshi në emër të APSKS, ndërsa fjalë përkujtimore mbajtën përfaqësues të shoqatave dhe kompanive: Arton Kubati, Dr. Afrim…
Ndotja e ajrit po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një kërcënim serioz jo vetëm për mushkëritë dhe sistemin kardiovaskular, por edhe për shëndetin e trurit. Studime të fundit shkencore tregojnë se grimcat e imëta toksike (PM2.5), të pranishme në ajrin e ndotur, mund të depërtojnë përmes mushkërive në qarkullimin…

