Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot, Asociacioni i Spitaleve Privatë të Kosovës (APSKS) organizoi një mbledhje komemorative në nder të Armend Aganit, për të vlerësuar kontributin e tij në komunitetin profesional dhe shoqëror. Mbledhjen e hapi Armend Vokshi në emër të APSKS, ndërsa fjalë përkujtimore mbajtën përfaqësues të shoqatave dhe kompanive: Arton Kubati, Dr. Afrim…

Më shumë

Ndotja e ajrit po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një kërcënim serioz jo vetëm për mushkëritë dhe sistemin kardiovaskular, por edhe për shëndetin e trurit. Studime të fundit shkencore tregojnë se grimcat e imëta toksike (PM2.5), të pranishme në ajrin e ndotur, mund të depërtojnë përmes mushkërive në qarkullimin…

Më shumë

Një ilaç i ri eksperimental ka dhënë rezultate shumë premtuese në luftën kundër mielomës, një nga format më agresive dhe më të vështira për t’u trajtuar të kancerit të gjakut. Sipas një prove klinike të hershme, disa pacientë të përfshirë në studim arritën remitencë të plotë, duke mos shfaqur më…

Më shumë

Një variant i ri i virusit të gripit po shqetëson komunitetin mjekësor, pasi lidhet me rritje të rasteve të rënda dhe shtrimeve në spital. Ekspertët po monitorojnë nga afër përhapjen e tij, veçanërisht tek grupet më të rrezikuara si të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sipas raportimeve të publikuara,…

Më shumë

Inteligjenca artificiale po shënon një transformim të thellë në mënyrën se si mjekët diagnostikojnë dhe menaxhojnë sëmundjet, duke u kthyer në një aleat të rëndësishëm të mjekësisë moderne. Përmes algoritmeve të avancuara, AI është në gjendje të analizojë në pak sekonda imazhe mjekësore, të dhëna laboratorike dhe informacione klinike, duke…

Më shumë