- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Pacientët në disa vende evropiane po përballen me pritje të gjata për të marrë shërbime shëndetësore, ndërsa në raste të caktuara pritja për ndërhyrje kirurgjikale arrin deri në dy vjet, sipas raportit më të fundit “Health at a Glance 2025” të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Raporti vlerëson…
Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar raportin e auditimit me Opinion të Kualifikuar për pasqyrat financiare vjetore të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. ZKA në këtë raport ka gjetur disa parregullsi në regjistrimin e pasurive kapitale, keqklasifikimin e shpenzimeve të prezantuara, prezantim jo i drejtë i informatave mbi…
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë miratuar 66 kërkesa për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave të publikuara nga MPB-ja, në të njëjtën periudhë janë lëshuar edhe 1,069 lejeqëndrime të përkohshme dhe 36 lejeqëndrime të përhershme për shtetas…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka nisur për herë të parë ofrimin e skriningut neonatal për të gjitha foshnjat e porsalindura, një shërbim që mundëson zbulimin e hershëm të disa sëmundjeve të rralla dhe potencialisht të rënda që në ditët e para të jetës. Sipas njoftimit të spitalit, përmes këtij…
Një analizë e thjeshtë gjaku mund të ndihmojë në identifikimin e personave që kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit vite para shfaqjes së simptomave, sipas një studimi të ri të realizuar nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko (UCSF). Studiuesit zbuluan se nivelet…
Një komision hetimor i autorizuar nga qeveria suedeze ka propozuar që të ndalohet qasja e të miturve nën 15 vjeç në rrjetet sociale. “Po humbasim një brez të tërë në riprodhimin e pandërprerë të përmbajtjeve,” paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Publike, Jakob Forsment, gjatë një konference për shtyp, shkruan Euronews.al. Qeveria…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 17 operacione, ndërsa janë ofruar edhe qindra shërbime të tjera për pacientët. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë kësaj periudhe janë kryer 496 vizita specialistike, ndërsa 35 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, ku është hapur Qendra për menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit, përkatësisht mbipeshës tek fëmijët. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nevoja për një qendër të tillë të specializuar vjen si rezultat i të dhënave nga Instituti i…

