- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Mentor Zejnullahu është zgjedhur drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Zejnullahu kishte ushtruar detyrën e drejtorit të QKUK-së që nga gushti i vitit 2025, fillimisht në cilësinë e ushtruesit të detyrës, shkruan Gazeta Shneta. Në procesin e konkursit për pozitën e drejtorit të QKUK-së, ai ishte kandidati i vetëm,…
Terapitë e asistuara me substanca psikodelike po konsiderohen gjithnjë e më shumë si një qasje premtuese për trajtimin e problemeve të rënda të shëndetit mendor, përfshirë depresionin rezistent ndaj trajtimit dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Ekspertët thonë se këto terapi mund të ndihmojnë pacientët të “dalin” nga modelet e…
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se si pasojë e aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.…
Një person ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në fshatin Dollc të Klinës. Policia ka njoftuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njësitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për përdorimin në rritje të qeseve me nikotinë, duke paralajmëruar se këto produkte po promovohen në mënyrë “agresive” te të rinjtë dhe fëmijët. Në një raport të ri, OBSH thekson se qeset me nikotinë mund të krijojnë varësi të lartë dhe kërkon rregullim…
Sipas bazës së të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2025, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë, me një GDP për kokë banori prej rreth 20,400 dollarë ndërkombëtarë në bazë të paritetit të fuqisë blerëse, sipas raportimit të World Atlas. Vendi i parë mbetet…
Mbi 109 mijë shtetas janë aprovuar deri më tani për të votuar jashtë Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ndërsa mbi 25 mijë aplikime mbeten ende në shqyrtim. Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se më 17 maj është përmbyllur periudha…
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 16 deri në 19°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

