- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Fisnik V. Shehu, doktor specialist i Mjekësisë Orale dhe Parodontologjisë (Periodontist). Ai ka kryer Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa specializimin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Dr. Shehu ka përvojë pune mbi 13-vjeçare dhe që nga viti 2010 ka qenë i fokusuar në punën për shpëtimin e dhëmbëve si dhe me avancimin profesional në stomatologjinë moderne.
Si specialist në fushën e Parodontologjisë në vendosjen e implanteve, përdorimin dhe aplikimin e kockave, membranave artificiale, pacientëve tanë u janë shtuar mundësitë që të ruajnë dhëmbët e tyre, duke u dhënë atyre një arsye për të buzëqeshur.
Nga viti 2011 e deri më sot, ai ka marr pjesë në mbi 30 trajnime të specializuara
dhe konferenca ndërkombëtare.
POSTIMET
Një studim i fazës së parë klinike, i publikuar në revistën shkencore Nature Medicine, ka treguar se një antitrup i ri eksperimental kundër HIV-it është i sigurt dhe tolerohet mirë nga organizmi i njeriut, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e trajtimeve dhe strategjive parandaluese kundër këtij virusi. Studimi…
Një studim i ri sugjeron se aktiviteti fizik i rregullt mund të ketë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rezultateve afatgjata te pacientët që kanë përfunduar trajtimin për kancerin e zorrës së trashë. Sipas studiuesve, personat që mbajnë një nivel më të lartë të aktivitetit fizik pas trajtimit kanë…
Një studim i ri ka ngritur shqetësime për ndikimin e ndotjes së ajrit në shëndetin e grave shtatzëna dhe foshnjave, duke sugjeruar se ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të ndotësve të ajrit mund të rrisë rrezikun për lindje të parakohshme. Sipas studiuesve, veçanërisht grimcat e imëta të ndotjes së…
Një terapi eksperimentale e zhvilluar për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare nuk ka arritur objektivin kryesor në një studim klinik të fazës së avancuar, duke sjellë zhgënjim për kompaninë farmaceutike që po zhvillonte trajtimin. Sipas raportimeve, studimi kishte për qëllim të vlerësonte nëse terapia mund të përmirësonte rezultatet shëndetësore tek pacientët…
Australia ka konfirmuar vdekjen e parë nga difteria në gati një dekadë, ndërsa vendi po përballet me shpërthimin më të madh të kësaj sëmundjeje infektive në dekadat e fundit. Sipas raportimit, viktima ishte një burrë nga rajoni Big Rivers në Territorin Verior të Australisë. Autoritetet shëndetësore konfirmuan se vdekja e…
Ka ndërruar jetë Dr. Fadil Kurmehaj, specialisti i parë i sëmundjeve infektive dhe ish-shefi i Repartit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Për shumë vite, Dr. Kurmehaj dha një kontribut të çmuar në sistemin shëndetësor të Pejës, duke u përkushtuar në trajtimin e pacientëve dhe në zhvillimin…
Sot pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror dhe me zagushi të fortë, por pasdite në disa rajone pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me zhvillime të fuqishme konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Sipas Meteo Ballkan, për shkak të temperaturave…
Rritja e neutrofileve gjatë shtatzënisë është zakonisht një ndryshim normal fiziologjik që ndodh si pjesë e përshtatjes së sistemit imunitar. Megjithatë, në disa raste, nivelet shumë të larta mund të lidhen me gjendje të caktuara, si diabeti gestacional, prandaj është e rëndësishme të ndiqen kontrollet e rregullta prenatale. Neutrofilet janë…

