Ka ndërruar jetë Dr. Fadil Kurmehaj, specialisti i parë i sëmundjeve infektive dhe ish-shefi i Repartit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Për shumë vite, Dr. Kurmehaj dha një kontribut të çmuar në sistemin shëndetësor të Pejës, duke u përkushtuar në trajtimin e pacientëve dhe në zhvillimin e shërbimit të sëmundjeve infektive, përcjell Gazeta Shneta.
Ai do të kujtohet për kontributin e tij profesional dhe përkushtimin në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor.


