Dr. Fisnik Shehu

Specialist i Mjekësisë Orale dhe Parodontologjisë

Fisnik V. Shehu, doktor specialist i Mjekësisë Orale dhe Parodontologjisë (Periodontist). Ai ka kryer Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa specializimin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

Dr. Shehu ka përvojë pune mbi 13-vjeçare dhe që nga viti 2010 ka qenë i fokusuar në punën për shpëtimin e dhëmbëve si dhe me avancimin profesional në stomatologjinë moderne.

Si specialist në fushën e Parodontologjisë në vendosjen e implanteve, përdorimin dhe aplikimin e kockave, membranave artificiale, pacientëve tanë u janë shtuar mundësitë që të ruajnë dhëmbët e tyre, duke u dhënë atyre një arsye për të buzëqeshur.

Nga viti 2011 e deri më sot, ai ka marr pjesë në mbi 30 trajnime të specializuara
dhe konferenca ndërkombëtare.

Tel: 049 329 040

Email: [email protected]

Rrjetet Sociale: Facebook

Web: https://www.drfis.com

POSTIMET

Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të jetë shumë nxehtë. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të dobët shiu, kryesisht në Bajgorë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në…

Më shumë

Rrahjet e çrregullta ose të forta të zemrës janë një simptomë që shumë gra mund ta përjetojnë gjatë shtatzënisë. Ndryshimet natyrore që ndodhin në trup gjatë kësaj periudhe mund të ndikojnë në sistemin kardiovaskular dhe të shkaktojnë ndjesinë e “dridhjeve”, përshpejtimit, kapërcimit të rrahjeve ose goditjeve më të forta të…

Më shumë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, ka deklaruar se gjendja e infrastrukturës në institucionet shëndetësore të Kosovës është pasojë e mungesës së investimeve të mirëfillta ndër vite, duke theksuar se Klinika e Pediatrisë është pjesë e një plani për renovim të plotë. Duke folur…

Më shumë

Pacienti i fundit që po trajtohej për Ebolën në Ugandë ka dalë nga spitali, duke e lënë vendin pa raste aktive të konfirmuara të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Tani fillon një periudhë pritjeje prej 42 ditësh para se Uganda të mund të shpallet zyrtarisht e pastër nga Ebola, me kusht që…

Më shumë