Dr. Haki Jashari nga Drenasi po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare që po zhvillohet në Firence të Italisë, e cila i kushtohet trajtimit të Distrofisë Muskulare Duchenne (DMD).
Konferenca me temën “Duchenne Muscular Dystrophy in 2030 – Gene Therapies, Precision Medicine, and Beyond” ka mbledhur mjekë, studiues dhe profesionistë të shëndetësisë nga vende të ndryshme të botës.
Në fokus të konferencës janë zhvillimet më të fundit në terapitë gjenike, mjekësinë precize dhe metodat e reja të trajtimit të kësaj sëmundjeje të rrallë.
Dr. Haki Jashari është pjesë e këtij aktiviteti shkencor, ku po ndjek nga afër risitë dhe përvojat më të reja në fushën e trajtimit të Distrofisë Muskulare Duchenne. /Gazeta Shneta/



