Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Halil Krasniqi flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Lajme 29/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar vizitat tek Dr. Halil Krasniqi në Gjermani. Krasniqi ka treguar se ish-kryeministri ka qëndruar në Gjermani gjatë javës së kaluar ku i është nënshtruar disa kontrolleve mjekësore.

“Ish Kryeministri i Republikës se Kosovës z. Prof. Isa Mustafa, ishte javën e kaluar për arsye shëndetësore ne kliniken time për 3 ditë. Te gjitha ekzaminimet klinike neuromuskulore dhe vaskulare ishin ne norma fiziologjike me një përmirësim te vazhduar”, ka deklaruar ai.

Por gjendja shëndetësore e Isa Mustafës nuk po paraqet asnjë problem që ai t’ia mësyjë edhe një herë garës për ta rimarrë timonin e partisë që dikur po e udhëhiqte presidenti Ibrahim Rugova. Madje për këtë dje ka dhënë indikacione të qarta, të njëjtë ditë këtë gjë e bëri edhe rivali i tij Fatmir Sejdiu.

Ani se terapitë, Mustafa do të duhet që t’i vazhdojë edhe për një kohë. Kështu po sqaron mjeku Krasniqi.

Specialisti i Kirurgjisë së Përgjithshme në Gjermani, Dr. Med. Halil Krasniqi, thotë se pacienti në fjalë, pra Isa Mustafa, do të jetë i obliguar që të paktën edhe për një kohë t’i vazhdojë ekzaminimet e terapitë fizioterapeutike.

“Gjendja shëndetësore e Prof. Isa Mustafes  aktualisht është e mirë  dhe duke u bazuar në anamnezën e sëmundjes se deritanishme janë ekzaminuar përmirësime  te dukshme. Udhëzojmë qe te vazhdon fizioterapia e deritanishme”, sqaron për gjendjen shëndetësore mjeku Halil Krasniqi që operon në qendrën kompetente të rehabilitimit fizioterapeutik, “Helios”, e cila gjendet në qytetin jugperëndimor, Pforzheim, të Gjermanisë. /Express

Artikulli paraprakSi ta kaloni një shtatzëni të rehatshme gjatë stinës së verës
Artikulli i rradhës Vriten pesë mjekë gjatë një sulmi ajror

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.