Infektologu i Klinikës Infektive në QKUK Dr. Izet Sadiku ka deklaruar se nga fillimi i pandemisë e deri më sot sfidë kryesore ka qenë rritja e rasteve me Covid-19.
Ai ka thënë se kjo pandemi i ka dal nga kontrolli edhe shteteve me sistem të fort shëndetësor sikurse rasti i Italisë e cila ka dështuar të menaxhojë situatën.
“Ne e dimë që kapacitetet janë të kufizuara dhe të limituara, edhe njerëzore dhe pajisje mjekësore. Duhet të përmendim edhe rezultatet pozitive, punësimin e disa mjekëve që e ka bërë qeveria dhe kjo ka ndikuar shumë tek ne. Qeveria ka filluar të mendojë të krijojë kapacitete që të ballafaqohemi me Covid-in për një periudhë më të gjatë kohore”.
Ish- zëvendësministri i Shëndetësisë ka deklaruar në klan kosova se pandemia nuk do të kalojë shumë shpejtë.
“Pandemia nuk do të kalojë shumë shpejtë. Në situata më të mira deri ne fund të vitit ose në vitin e ardhshëm, nëse zbulohet ndonjë bari ose vaksinë. Qeveria pra ka filluar të krijojë kapacitetet për luftimin e Covidit, edhe aparaturat, por arma jonë kryesore mbetet parandalimi. Në Kosovë i kemi diku katër muaj prej paraqitjes së rastit të parë”.
“Ka pasur njëfarë entuziazmi që ka kaluar pandemia, dhe kjo ka krijuar një opinion tek qytetarët që ne mund ta luftojmë lehtë pandeminë. Dhe kjo pastaj kjo ka ndikuar që pastaj edhe të mosrespektohen masat. Mirëpo mendoj që vendimet e fundit të qeverisë duhet të mbikëqyren në mënyrë rigoroze”.
“Ne e dimë që çdokund që nuk mund të lihen në dorë të qytetarëve. Institucionet shëndetësore duhet të i orientojnë qytetarët edhe ti gjobisin ata që nuk i respektojnë masat”.