Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Kujtim Veseli bëhet shef i kirurgjisë vaskulare në Spitalin Kantonal të Shaffhausen-it

Lajme 28/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ai ka përfunduar studimet për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, të cilat i ka përmbyllur me sukses në vitin 2008.

Këshilli i spitalit Kantonal të Schaffausen-it ka zgjedhur Dr. med. Kujtim Veselin shef të Klinikës së Kirurgjisë dhe të Kirurgjisë Vaskulare, transmeton albinfo.ch. Ai do të fillojë detyrën e re më 1 janar 2024 duke pasuar Dr. med. Oliver Graubitz, i cili do të largohet nga spitalet e Schaffhausen.

Dr. med. Kujtim Veseli ka përfunduar studimet për mjekësi humane në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në Kosovë, të cilat i ka përmbyllur me sukses në fund të vitit 2008.

Një vit më pas ai doli vullnetar si mjek në kujdesin ambulator në Qendrën për Mjekësi të Përgjithshme dhe Familjare në Kosovë, shkruan schaffhausen24.ch.

Në vitin 2010, Dr. med. Kujtim Veseli u shpërngul në Gjermani dhe përfundoi trajnimin si specialist në Klinikën për Kirurgji Torakale, Kardiake dhe Vaskulare në Spitalin Universitar të Tübingenit. Aty mori edhe titullin gjerman si specialist në kirurgjinë vaskulare në mesin e vitit 2017 dhe u punësua si specialist dhe mjek i lartë në vitet në vijim.

Që nga viti 2019, Dr. med. Kujtim Veseli punon si mjek i lartë (Oberarzt) në Klinikën për Radiologji Intervenuese dhe Kirurgji Vaskulare në Spitalin Kantonal Winterthur, përcjell albinfo.ch. Në shtator të vitit 2022 ai kaloi Provimin Evropian në Kirurgjinë Vaskulare për të marrë titullin ‘Shoqërues (Fellow) i Bordit Evropian të Kirurgjisë Vaskulare (FEBVS)’.

Ai gjithashtu ka përfunduar me sukses ekzaminimin specialistik zviceran për kirurgji vaskulare në gusht të vitit 2023.

Nga janari 2024, Dr. med. Kujtim Veseli do të punojë me kohë të pjesshme si mjek i lartë në Spitalin Kantonal Schaffhausen dhe në vendin e tij të mëparshëm të punës, Spitalin Kantonal Winterthur.

Spitalet e Schaffhausenit janë të kënaqura me zgjedhjen e Dr. med. Kujtim Veseli si Shef i Klinikës për Kirurgji dhe Shef i Kirurgjisë Vaskulare dhe i urojnë atij një fillim të mbarë, thuhet në një njoftim të Spitalit Kantonal të Schaffhausen-it.

Artikulli paraprakSulmet izrealite shkatërrojnë qindra ndërtesa në Gaza, s’dihet për numrin e viktimave
Artikulli i rradhës Punimet e ditës së dytë të Kongresit të V-të të Mjekësisë

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.