Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Merita Emini-Sadiku paralajmëron: Liotironina nuk duhet përdorur për humbje peshe

Lajme 27/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Dr. Merita Emini-Sadiku, ka paralajmëruar qytetarët, veçanërisht të rinjtë dhe të rejat me obezitet, për përdorimin e paautorizuar të Liotironinës (T3/Tiromel) për humbje peshe.

Në një postim në Facebook ajo shpjegon se ky hormon tiroidien sintetik nuk është i miratuar për menaxhimin e obezitetit dhe përdorimi i tij mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë aritmi, humbje të masës muskulore, osteoporozë dhe shqetësime të tjera kardiake, transmeton Gazeta Shneta.

Dr. Emini-Sadiku thekson se humbja e peshës nga Liotironina nuk është rezultat i djegies së yndyrës në mënyrë të shëndetshme, por më shumë pasojë e dehidrimit dhe shkatërrimit të masës muskulore, ndërsa pas ndërprerjes shpesh ndodh rikthim i shpejtë i peshës./Gazeta Shneta/

Postimi i plotë:

Kujdes!
Disa të rinj dhe të reja me obezitet pa rekomamdim të mjekut endokrinolog por nga ndikimi i rrjeteve sociale prej “profesionistëve” jo kompetent po përdorin terapi me Liotiroinin për me humb peshë❌
MOS E PËRDORNI!!
👉Liotironina, T3 ose Tiromel është hormon tiroidien sintetik dhe nuk duhet të përdoret për ulje peshe, sepse:
✅Nuk është i miratuar në Udhërrëfyesit klinike për menaxhimin e obezitetit.
✅Mund të shkaktojë hipertiroidizëm iatrogjen (palpitacione, aritmi, ankth, insomni, humbje të masës muskulore).
✅Rrit rrezikun për osteoporozë dhe probleme kardiake (aritmi por edhe insufiçiencë kardiake).
✅Humbja e peshës që ndodh nga përdorimi i saj është më shumë nga shkatërrimi i masës muskulore dhe dehidrimi, jo nga djegia e yndyrës në mënyrë të shëndetshme.
✅Pas ndërprerjes, shpesh ndodh rikthim i shpejtë i peshës.
👉 Në udhëzimet ndërkombëtare (p.sh. Endocrine Society, ADA, AACE/ACE), trajtimi i obezitetit bazohet në:
✅Ndryshimin e stilit të jetës (ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik).
✅Përdorimin e terapisë farmakologjike të aprovuar për obezitet (p.sh. orlistat, liraglutide, semaglutide, tirzepatide etj).
✅Kirurgjia bariatrike, në raste të veçanta❗️
Prandaj, përdorimi i Liotironinës/T3/Tiromel për dobësim është jashtë udhëzimeve, i pasigurt dhe i rrezikshëm.
Artikulli paraprakCDC përfundon pas 13 vitesh fushatën kundër duhanpirjes
Artikulli i rradhës Vdes një 58-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 4-të në hapësirën e ashensorit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.