Kirurgu i përgjithshëm – Laparoskopist, tashmë në pension, Dr. Salih Krasniqi, ka kujtuar kohën e hapjes së Qendrës së Laparoskopisë para 23-viteve.
Krasniqi, ka njoftuar se deri në vitin 2018 janë realizuar mbi 7,688 operime të pacientëve me laparoskopi, përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, operime të kryera në këtë qendër ishin të natyrës mbi 95% operime të tëmthit kurse 5% operime tjera si heqja e zorrës qorre (apendektomi), operimi i cistave të veshkës, operime te ileusit, operim të shtatëzanisë jashtë mitrës, cista retroperitoneale, trup i huaj në mëlçi, trup i huaj në krahëror, vendosja e kateterit peritoneal për dializë peritoneale, cista gjakderdhëse të vezoreve, peritonit purulent pas lindjeve biopsi nga abdomeni tumor cistik të abdomenit etj.
“Kete Qender Laparoskopike e ka aftesue Prof.dr. Faris al Hadi i cili ka trajnu se pari 4 kirurg qe kan marur Diplomat ne Qershor 2000 (dr. Salih Krasniqi, dr. Ymer Aliu, dr. Mehmet Maxhuni dhe dr. Dalip Limani) e pas nje viti edhe 8 te tjere. Poashtu e ka renovue lokalin ku gjindet tani Qendra laparoskopike dhe qellimi ishte te behet qender rajonale per Ballkan per me ardh te tjeret kirurg nga rajoni me u mesue ne te. Ne kete Qender Laparoskopike deri tani jane aftesuar afer 100 kirurg te cilet tani punojne neper te gjitha qendrat spitalore ne Kosove.”, ka njoftuar Dr. Salihu përmes një shkrimit në rrjetin social Facebook. /Gazeta Shneta/