Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Presidenca: Osmani u operua në spitalin “Aloka” ngase aty punon axha i saj Eshref Osmani

Lajme 03/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Vjosa Osmani
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i është nënshtruar operimiti për heqjen e idhzës në një institucion privat pasi që aty punon axha i saj.

Presidenca në një përgjigje për Klankosova.tv ka bërë të ditur se Dr. Eshref Osmani e përcjell gjendjen shëndetësore të presidentes qe një kohë të gjatë dhe se ka asistuar gjatë ndërhyrjes kirurgjike.

“Arsyeja pse Presidentja Osmani është operuar në spitalin “Aloka” është ngase axha i Presidentes, kirurgu dr. Eshref Osmani është i angazhuar në këtë spital dhe ka qenë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të Presidentes qe një kohë gjatë. I njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes kirurgjike”.

“Dr. Osmani deri në pensionim ka punuar në QKUK, dhe ka një përvojë kirurgjike mbi 40 vjeçare. I njëjti e ka përcjellë me vite të tëra gjendjen shëndetësore të Presidentes, dhe për rrjedhojë nën këshillimin dhe mbikëqyrjen mjekësore të Dr. Osmanit është realizuar intervenimi kirurgjik në spitalin “Aloka”, meqë për shkak të pensionimit ai nuk punon më në QKUK. Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në institucion shëndetësor të licencuar, i cili e ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nga mjekët dhe stafi ndihmës vendor”.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, thotë se është e drejtë e pacientit të zgjedh se tek cili mjek duhet të trajtohet dhe se zgjedhja e Osmanit nuk ka për qëllim njollosjen e mjekëve që punojnë në institucione publike ose private, njofton Klankosova.tv.

“Po ashtu, është e drejtë e pacientit ta zgjedhë mjekun te i cili duhet të trajtohet. Prandaj, nuk ka asnjë arsye të njollosen mjekët, sepse janë po këta mjekë, të njëjtit që punojnë në institucionet shëndetësore, qoftë publike apo private. Pra, ekipi mjekësor që ka realizuar ndërhyrjen është përbërë tërësisht nga mjek vendor me përvojë të gjatë në institucionet publike dhe private shëndetësore të Republikës së Kosovës dhe Presidentja i falënderon për punën profesionale dhe kujdesin e treguar”.

“Realizimi i ndërhyrjes kirurgjike nuk paraqet vlerësim të përgjithshëm mbi arritjet dhe sfidat e sektorit publik shëndetësor, pasi që Presidentja Osmani dhe familja e saj në vazhdimësi, në mbi 90 për qind të rasteve, marrin shërbime shëndetësore nga institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës. Angazhimi i presidentes Osmani për fuqizimin e sektorit të shëndetësisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë asnjëherë”, tha Kupina.

Kupina, mes tjerash, thotë se Osmani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe vazhdon trajtimin post-operativ dhe se pagesa e operimit është bërë me mjete vetanake të presidentes pasi as ajo e as familja e saj nuk kanë sigurim shëndetësor.

“Pagesa e ndërhyrjes kirurgjike dhe e trajtimit mjekësor post operativ do të kryhet me mjete vetjake të Presidentes Osmani, ngase ajo dhe familja e saj, aktualisht nuk kanë sigurim shëndetësor”.

“Gjendja shëndetësore e Presidentes Osmani pas ndërhyrjes është shumë e mirë dhe ajo vazhdon trajtimin post operativ në spitalin e njëjtë. Presidentja pritet ta vazhdoj rikuperimin në banesën e saj në Prishtinë pasi mjekët të lirojnë atë nga kujdesi spitalor” u shpreh Kupina.

 

Artikulli paraprakDr. Salih Krasniqi tregon historinë e themelimit të qendrës laparaskopike në QKUK
Artikulli i rradhës Mutacionet e lisë së majmunit shkaktojnë përhapjen e shpejtë të virusit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.