- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Shpëtim Thaçi është specialist i pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Pulmologjisë.
Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2019, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore e ka fituar në vitin 2021.
Përveç punës klinike, Dr. Shpëtimi nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Fiziologjisë.
Në vitet 2022-2023 ka ligjëruar si Profesor Asistent në Kolegjin Universum.
Ndërsa nga viti 2023 mban pozitën e Asistentit të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë në Mjekësi Interne-Pulmologji.
Dr. Shpetimi është autor dhe bashkautor i një numri të punimeve shkencore të publikuara në revista prestigjioze
Tel: 044 642 863
Email: [email protected]
POSTIMET
Rrahjet e çrregullta ose të forta të zemrës janë një simptomë që shumë gra mund ta përjetojnë gjatë shtatzënisë. Ndryshimet natyrore që ndodhin në trup gjatë kësaj periudhe mund të ndikojnë në sistemin kardiovaskular dhe të shkaktojnë ndjesinë e “dridhjeve”, përshpejtimit, kapërcimit të rrahjeve ose goditjeve më të forta të…
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, ka deklaruar se gjendja e infrastrukturës në institucionet shëndetësore të Kosovës është pasojë e mungesës së investimeve të mirëfillta ndër vite, duke theksuar se Klinika e Pediatrisë është pjesë e një plani për renovim të plotë. Duke folur…
Pacienti i fundit që po trajtohej për Ebolën në Ugandë ka dalë nga spitali, duke e lënë vendin pa raste aktive të konfirmuara të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Tani fillon një periudhë pritjeje prej 42 ditësh para se Uganda të mund të shpallet zyrtarisht e pastër nga Ebola, me kusht që…
Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin federal. Sipas një propozimi të Ministrisë së Financave, të cilin e ka siguruar Rrjeti Editorial Gjerman, çmimi i…
Gjykata Supreme e Kosovës ka ndryshuar vendimin për dënimin ndaj të pandehurit Edmond Lajçi, duke ia zëvendësuar dënimin me burgim të përjetshëm me 30 vjet burgim, ndërsa në pjesët e tjera ka lënë në fuqi aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit. Sipas njoftimit të Gjykatës…
Afshet e nxehta mund të shfaqen si një nga shenjat e hershme të shtatzënisë te disa gra, si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe rritjes së qarkullimit të gjakut. Edhe pse zakonisht nuk përbëjnë rrezik për shëndetin, ato mund të shkaktojnë parehati dhe kërkojnë disa mënyra praktike për t’u menaxhuar. Gjatë…
Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i ka bërë thirrje publike Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të publikojnë sa më shpejt rezultatet zyrtare të analizave laboratorike për produktet e qumështit. Në reagimin…
Kompania Matkos Pharm ka sjellë në stok “Aidite EZPRINT-P1”, një printer 3D profesional i projektuar për përdorim në stomatologji. Pajisja përdor teknologjinë DLP (Digital Light Processing), e cila mundëson printim të shpejtë, të saktë dhe me cilësi të lartë për aplikime të ndryshme dentare. Ky printer është i përshtatshëm për…

