Dr. Shpëtim Thaçi

Specialist i Pulmologjisë

Dr. Shpëtim Thaçi është specialist i pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Pulmologjisë.

Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2019, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore e ka fituar në vitin 2021.

Përveç punës klinike, Dr. Shpëtimi nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Fiziologjisë.

Në vitet 2022-2023 ka ligjëruar si Profesor Asistent në Kolegjin Universum.
Ndërsa nga viti 2023 mban pozitën e Asistentit të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë në Mjekësi Interne-Pulmologji.

Dr. Shpetimi është autor dhe bashkautor i një numri të punimeve shkencore të publikuara në revista prestigjioze

Tel: 044 642 863

Email: [email protected]

POSTIMET

Kompania Sach Pizza ka njoftuar se ka pranuar rezultatet zyrtare laboratorike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), sipas të cilave në mostrat ushqimore të analizuara nuk është identifikuar prania e baktereve patogjene. Sipas njoftimit të kompanisë, analizat e kryera nga IKShPK nuk kanë evidentuar praninë e baktereve…

Më shumë

Gratë shtatzëna që ndërpresin përdorimin e antidepresivëve të përshkruar nga mjeku mund të përballen me një rrezik pothuajse dy herë më të lartë për probleme serioze të shëndetit mendor, krahasuar me ato që vazhdojnë terapinë, sipas një studimi të ri. “Ky studim thekson nevojën që shëndeti mendor i grave shtatzëna…

Më shumë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Mes të tjerash, qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e z. Ragmi Dalipi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit. Nga ana tjetër, qeveria po ashtu miratoi vendimin përfundimtar…

Më shumë

Melanoma e lidhur me shtatzëninë mund të ketë disa karakteristika të veçanta klinike dhe më shumë se gjysma e rasteve zhvillohen mbi nishane (nevuse) që kanë ekzistuar më parë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore “Journal of the European Academy of Dermatology & Venereology”. Studimi analizoi…

Më shumë