Dr. Shpëtim Thaçi

Specialist i Pulmologjisë

Dr. Shpëtim Thaçi është specialist i pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Pulmologjisë.

Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2019, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore e ka fituar në vitin 2021.

Përveç punës klinike, Dr. Shpëtimi nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Fiziologjisë.

Në vitet 2022-2023 ka ligjëruar si Profesor Asistent në Kolegjin Universum.
Ndërsa nga viti 2023 mban pozitën e Asistentit të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë në Mjekësi Interne-Pulmologji.

Dr. Shpetimi është autor dhe bashkautor i një numri të punimeve shkencore të publikuara në revista prestigjioze

Tel: 044 642 863

Email: [email protected]

POSTIMET

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë kryer gjithsej 1,824 ndërhyrje kirurgjikale. Sipas njoftimit të spitalit, operacionet janë realizuar me angazhimin e mjekëve specialistë të profileve kirurgjike, anesteziologëve, teknikëve të anestezionit, infermierëve dhe stafit tjetër mbështetës, transmeton Gazeta…

Më shumë