Dr. Zelfie Visoka nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, është shpallur punonjësja e ditës në kryeqytet.
“Gjatë periudhës së pandemisë, doktoresha jonë Zelfie Visoka nga Qendra e Mjekësisë Urgjente pa hezitim po kontribuon në përkujdesin e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Faleminderit shumë për kontributin gjatë kësaj periudhe. Të jemi mirënjohës gjithmonë!”, thuhet në njoftimin e drejtorit për shëndetësi Dr. Bujar Gashi. /Gazeta Shneta/