Infermierja Makfire Beqiri nga komuna e Vitisë ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e QKMF-së në Viti Dr. Vjollca Kodolli. Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve. “Motra Make, ashtu të thirrnim të gjithë, do të të mbaj mend për profesionalizëm, seriozitet dhe vullnet në punë, që të mbanim model për gjeneratat e reja”, ka shkruar Kodolli, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë ndërroi jetë infemierja Makfire Beqiri nga Pozherani
Shpreh ngushëlimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të një punëtoreje të veçantë të QMF-së në Pozheran, infermieres Makfire Ymeri- Beqiri, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër.
Motra Make, ashtu të thirrnim të gjithë, do të të mbaj mend për profesionalizëm, seriozitet dhe vullnet në punë, që të mbanim model për gjeneratat e reja.
Kishe një sjellje të tillë që të dallonte nga të tjerët , shprehe respekt dhe dashuri si për kolegët, ashtu edhe për pacientët.
Shëndetësisë në Viti e posaqërisht në Pozheran ia kushtove mbi 40 vite të jetës tënde.
Do të kujtoj me mallë, sepse veprat tua të kanë bërë të paharrueshme.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Me mallë dhe krenari që të njoha dhe pata fatin të punoj me ty,
Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti