Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drafti i propozuar për pagat në shëndetësi, ja sa janë rrogat e mjekëve dhe infermiereve

Lajme 28/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas draftit të propozuar nga Grupi Punues për Ligjin e ri për Pagat, mjekët do të marrin rrogë 965 euro, ndërsa infermieret rreth 460 euro. Ky draft është kundërshtuar nga Oda e Mjekëve dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Projektligji i ri për Pagat është ende duke u mbajtur në dëgjime publike nga Ministria e Administratës Publike. Me këtë projektligj koeficienti 1 i rrogës bazë llogaritet të jetë 239 euro. Drafti i propozuar nga Grupet Punuese ka paraparë që mjekët specialist të kenë koeficientin 4.0, që sipas përllogaritjes me rrogën bazë i bie që paga e tyre të jetë rreth 956 euro.

Ndërkaq mjekët specializant do të kenë koeficientin 3.30 që në para i bie rreth 788 euro pagë në muaj. Mjekët e përgjithshëm do të kategorizohen me koeficientin 3 me pagë mujore 717 euro. Po kaq do ta kenë edhe farmacistët e diplomuar, shkruan Gazeta Shneta.

Infermieret, mamitë dhe teknikët medicinale në kategorinë 1, do të kenë koeficient 2.15. Rroga e tyre do të jetë pak mbi 500 euro. Këto pozita të njëjta në kategorinë 2, koeficienti i tyre do të jetë 1.95 me rrogë 466 euro; Në kategorinë 3, infermieret, mamitë dhe teknikët do të kenë koeficientin 1.90 me pagë 454 euro, kurse në kategorinë 4, koeficienti do të jetë 1.70 me pagë 406 euro.

Drafti i ri ka kategorizuar edhe teknikët e farmacisë me koeficient 1.60 me pagë mujore 382 euro, dhe asistentët e infermierisë me koeficient 1.45 apo rrogë 346 euro.

Kujtojmë se ky draft është kundërshtuar ashpër nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë. E para ka kërkuar që të respektohet propozimi i tyre ku mjekët specialist barazohen me gjyqtarët. OMK ka deklaruar se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë do ta bëjnë Qeverinë përgjegjëse për gjendjen e rëndë në shëndetësi. Edhe Federata në anën tjetër e ka quajtur të papranueshëm koeficientin 4.0 për mjekët specialistë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShenjat dhe shkaqet e dehidrimit gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Djali i aktorit të njohur në gjendje të rëndë shëndetsore

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.