Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Drejtësi për Marigona Osmanin”, nesër protestohet kundër vendimit për kthimin në rigjykim të rastit

Lajme 27/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje që nesër (e mërkure) të protestohet kundër vendimit të Apelit për kthimin në rigjykim të rastit të vrasjes së Marigona Osmanit

Protesta do të nis në ora 12:00 te Pallati i Drejtësisë.

“Është shqetësuese se si Gjykata e Apelit asnjëherë nuk e adreson qasjen problematike të Gjykatës Themelore në trajtimin dhe vlerësimin e dhunimit si vepër penale. Dhunimi seksual është detyrimi në kryerjen e aktit seksual pa dhënien e pëlqimit. Mirëpo Gjykata Themelore nuk e ka të qartë se çka do të thotë kjo, dhe gabimisht nxjerrë konkluzione duke u mbështetur vetëm në provat e lëndimit fizik gjenital. Prezenca e lëndimeve fizike nuk është vendimtare për përcaktimin e dhunimit. Prokuroria ka parashtruar si provë video inçizimet, dëshminë e dhënë nga eksperti mjeko-ligjor si dhe provat për kanosjen dhe dhunën ekstreme që tregojnë se Marigona nuk ka qenë në gjendje të japë pëlqim për aktin seksual. Gjykata Themelore tërësisht e ka injoruar video-inçizimin dhe dëshminë e ekspertit mjeko-ligjor, që dëshmon mungesën e pëlqimit si element esencial i veprës penale të dhunimit, si dhe rrethanat e dhunshme dhe frikshme në të cilat ndodh ajo.

Nga ana tjetër, gabimet dhe lëshimet e njëpasnjëshme nga Gjykatat Themelore, të cekura nga Apeli, pasqyrojnë neglizhencën e grave nga sistemi, çka është duke i bërë këto raste barrë të familjeve të viktimave dhe të të mbijetuarave”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Artikulli paraprakDy kosovarë në Suedi e shpëtojnë jetën e një personi që ra në ujë
Artikulli i rradhës Mjeku këshillon përfshirjen e këtyre ushqimeve në dietë për një shëndet më të mirë të zorrëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.