Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku këshillon përfshirjen e këtyre ushqimeve në dietë për një shëndet më të mirë të zorrëve

Jetë 27/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një dietë e shëndetshëm është e rëndësishme për mirëqenien e përgjithshme dhe ushqimi që konsumojmë ndikon jo vetëm në formën e trupit tonë, por edhe në mikrobiomet tona të brendshme dhe sistemin imunitar.

Mjeku, epidemiologu dhe specialisti i shëndetit të zorrëve, Tim Spector, ka folur për tre parimet që ai mban parasysh kur përgatit një vakt për t’u siguruar që po kujdeset për zorrët e tij.

Shtimi i shumë polifenoleve

Spector thotë se janë polifenolet, një lloj kimikati mbrojtës në bimë që u jep atyre ngjyrën e tyre të ndritshme dhe shijen e hidhur. Përveç mbrojtjes së bimëve, polifenolet ushqejnë bakteret tona të mira të zorrëve dhe kufizojnë rritjen e baktereve të këqija, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Ushqimet që përmbajnë polifenole përfshijnë:

Fruta me kokrra të kuqe

kakao pluhur

erëza

arra dhe fara

ullinj dhe vaj ulliri

fasule

perimet, veçanërisht angjinaret, qepët e kuqe, radikio dhe spinaqi

produkte soje, të tilla si mielli i sojës, kosi i sojës, tofu dhe qumështi i sojës.

Marrja e mjaftueshme e fibrave

Sipas profesor Spector, më shumë se 90 për qind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar nuk marrin fibra të mjaftueshme. Ai rekomandon të hani arra, fara, drithëra, bishtajore, fasule, fruta dhe perime për të rritur marrjen e fibrave.

Përfshirja e ushqimit të fermentuar në dietë

Epidemiologu thotë se truku me ushqimet e fermentuara është të hash pak dhe shpesh. Për të, kjo nënkupton përzierjen e kefirit në salcat e sallatave, shtimin e lakrës turshi, sallatave, etj.

Ai shtoi se një studim i vitit 2021 zbuloi se përfshirja e ushqimeve të fermentuara mund të rrisë diversitetin e mikrobiomës së zorrëve.

Duke ndjekur këto parime, ne do të përfshijmë shumë bimë të ndryshme në dietën tonë dhe do të përmirësojmë shëndetin e zorrëve.

Artikulli paraprak“Drejtësi për Marigona Osmanin”, nesër protestohet kundër vendimit për kthimin në rigjykim të rastit
Artikulli i rradhës Raport: Më pak refugjatë ukrainas në Danimarkë shfaqin simptoma të stresit post-traumatik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.