Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtorët e Klinikave të QKUK-së e mirëpresin kthimin e Vitisë, duan bashkëpunim

Lajme 28/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kthimi i Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë po vlerësohet si vendim i duhur nga drejtorët e Klinikave të QKUK-së.

Ata po e mirëpresin vendimin, duke shpresuar që më ministrin të kenë bashkëpunim, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore, Gani Jashanica, ka thënë për Ekonomia Online, se emërimi i Vitisë në krye të MSh-së është lajm i mirë, teksa pret që të rikthehet besimi i qytetarëve në shërbimin publik shëndetësor.

“Në rend të parë është mirë që vendos ministri, pa marrë parasysh kush është. Kam besim në ministrin e ri dhe kam besim në gjithë stafin përcjellë të tij e menaxhmentin e ShSKUK-së, që bile ky viti 2023 të kthehet besimi i qytetarëve në shërbimin publik shëndetësor të Kosovës dhe mos të bredhin pacientët nëpër institucione private dhe jashtë shtetit, për arsye se e dimë që në privat ku e ka qëllimin, pra në rend të parë material e pastaj shëndetësor”, u shpreh ai.

Njëjtë mendon edhe drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci. Ai thotë se presin bashkëpunim nga Vitia, raporton EO.

“Sigurisht që ai është kolegu i jonë dhe presim bashkëpunim me të. Unë shpresoj shumë dhe e vlerësoj shumë ministrin. Kushdo që vjen në krye të Ministrisë, dhe e vlerësoj dhe besoj se do të kemi bashkëpunim me neve”.

Kurti e ka riemëruar Vitin, ministër të Shëndetësisë pas 79 ditësh që ky institucion mbeti pa ministër nga koha kur u dorëhoq ish-ministri Rifat Latifi.

Artikulli paraprakFekaj i pakënaqur me numrin e operacioneve të kirurgëve: Është defekt menaxherial
Artikulli i rradhës Pas dyshimeve të ngritura nga mjekët për shenja dhune, konfirmohet rasti i 67 –vjeçares në Dragash

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.