Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori dhe Shefi i Spitalit të Gjakovës, kapen nga Inspektorati duke punuar në spitalin e tyre privat në orar zyrtar

Lajme 28/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor i ka gjobitur tre mjekë të Spitalit të Gjakovës, përfshirë drejtorin dhe shefin e Urologjisë, pasi janë zënë duke punuar në spitalin e tyre privat në kohën kur ishin në orar zyrtar në Spitalin publik

Drejtori i Spitalit të Gjakovës Ardian Jusufi, shefi i Urologjisë Nexhat Rexha dhe anesteziologia Shpresa Rexha, janë gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor me nga 2 mijë euro secili, pasi janë zënë duke punuar në spitalin privat MIM në kohën kur ishin në orar zyrtar në Spitalin publik të Gjakovës, shkruan Gazeta Shneta.

Dy të parët, Jusufi dhe Rexha, janë ortak në spitalin privat MIM, ndërsa Shpresa Rexha është e regjistruar si Përfaqësuese e Autorizuar në cilësinë e Agjentes në këtë spital.

Lajmin se janë gjobitur të tre, e ka konfirmuar edhe kryeinspektori Shaban Osmanaj.

“Gjatë inspektimit të kryer me datë 04.02.2022 në Spitalin Privat Shëndetësor N.N (emir i njohur për inspektoratin) është konstatuar se Dr. Ardian Jusufi, ka ofruar shërbime shëndetësore në këtë institucion shëndetësor edhe pse i njëjti ka figuruar që të njëjtën kohë punonte dhe në Spitalin e Përgjithëshem të Gjakovës/reparti i urologjisë. Me qëllim të verifikimit të këtyure fakteve inspektorati shëndetësor me datë 10.02.2022 ka kryer Inspektim edhe në Spitalin e Përgjithëshem të Gjakovës”, thuhet në përgjigjen e Osmanajt.

Ai ka shtuar tutje se nga faktet e mbledhura në të dy instutcionet shëndetësore të lartëcekura është konstatuar se disa ditë i njëjti edhe pse është dashur të jetë me orar të rregulltë të punës në Spitalin e Përgjitheshem të Gjakovës (reparti i urologjisë), ai ka ofruar të njëjtën kohë shërbim shëndetësor në Spitalin privat (N.N).

“Po ashtu gjatë inspektimeve në të dy siptalet atë private N.N dhe Spitalin e Pergjithëshem është konstatuar se edhe Dr Sh.R, Specialiste e Antestezionit me Mjekim Intenziv, si dhe Dr N.R., specialist urologjisë, janë hasur në disa raste duke punuar në të dy institucionet e lartë cekura me orar të njëjtë”, ka deklaruar Osmanaj.

Ai ka konfirmuar edhe gjobat ndaj secilit prej tyre. “Për të tre profesionistët shëndetësor të lartëcekur janë marra masa administrative me gjobë në vlerë prej 2000 (dy mijë) euro për secilin profesionstë shëndetësor, si dhe është njoftuar Drejtori i Përgjithëshem i SHSKUK-së”, ka deklaruar Osmanaj në përgjigjen e tij.

Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga tre mjekët, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje përmes adresës elektronike.

Ardian Jusufi është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjakovës në dhjetor të vitit të kaluar. Gazeta ka raportuar edhe më parë për disa emërime të drejtorëve dhe shefave në këtë spital nga Jusufi. Nexhat Rexha është një prej tyre, i cili bashkë me Jusufin janë pronar të spitalit MIM. Jusufi poashtu e kishte emëruar shef edhe dhëndrrin e tij. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParaqitja e urthit gjatë shtatzënisë, si ta trajtoni gjendjen me masat jo-terapeutike
Artikulli i rradhës Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.