Drejtori i Emergjencës në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës Dr. Skender Brataj, është infektuar me koronavirus Covid-19.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës për Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij”, ka shkruar ministrja.
Ajo i ka uruar shërim të shpejt dhe rikthim tek kolegët. “Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik”, ka shkruar Manastirliu.
Kujtojmë se në Shqipëri janë konfirmuar pozitiv 123 raste deri më tani dhe 5 viktima. /Gazeta Shneta/