Një lajm jashtëzakonisht i mirë ka ardhur sot nga Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i kësaj klinike, Dr. Jakup Ismajli, në një prononcim për Gazeta Shneta, ka njoftuar se asnjë pjesëtar i stafit mjekësor të kësaj klinike dje nuk ka dalë pozitiv me COVID-19.
Përkundër faktit se vetëm ditë më parë u konfirmuan tre gjinekologë dhe dy teknikë anestezioni më koronavirus, COVID-19 nuk është shpërndarë tek kolegët e tyre.
“Mund të konfirmojë që të gjitha rastet e kontaktit në klinikë që e kanë kryer testin kanë dalë negativ. Ky është një lajm shumë i mirë për stafin dhe pacientët”, u shpreh Dr. Ismajlli.
Ndryshe, në Kosovë për momentin janë 510 të infektuar me COVID-19, 93 janë shëruar ndërsa 12 kanë përfunduar me vdekje. /Gazeta Shneta/